Në Kosovë sot pritet mot kryesisht me vranësira të shumta, por me mundësi për intervale të shkurtra me diell gjatë ditës.
Sipas parashikimit, lokalisht mund të ketë reshje të dobëta atmosferike. Në zonat e ulëta priten riga apo rrebeshe të shkurtra shiu, ndërsa në viset malore do të ketë reshje të herëpashershme bore.
Temperaturat do të lëvizin nga 2°C në mëngjes deri në 14°C gjatë ditës.

