Të dielën, moti në Kosovë pritet të nisë me kthjellime dhe diell gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë ndryshim të kushteve atmosferike. Sipas parashikimeve, pritet shtim i vranësirave që mund të shoqërohen me rrebeshe lokale shiu, vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të jenë në rritje të lehtë, duke u lëvizur nga 3°C minimalja deri në 22°C maksimalja.
Në Shqipëri, dita e diel do të karakterizohet kryesisht nga mot i kthjellët dhe me vranësira të pakta lokale. Megjithatë, në jug dhe lindje të vendit mund të ketë më shumë vranësira, të shoqëruara me ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu.
Ndryshime të ngjashme në mot priten edhe në disa zona të tjera të rajonit. Në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe në veri të Malit të Zi, pasditja e së dielës mund të sjellë rrebeshe lokale shiu, duke e mbyllur fundjavën me kushte më të paqëndrueshme atmosferike.