Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Moti për të Hënën: Destabilizim i fuqishëm atmosferik në rajon, priten reshje dhe stuhi lokale

Qendra Info by Qendra Info
04/08/2025
in Lajme
0
“Sot pasdite rrebeshe shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 kmh”-Komuna e Prishtinës thirrje qytetarëve për kujdes
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën, Kosova pritet të përballet me një destabilizim të fuqishëm të kushteve atmosferike. Paraditja do të sjellë intervale me diell dhe vranësira të lehta, por situata do të ndryshojë ndjeshëm gjatë ditës dhe pasdites, kur pritet shtim dhe dendësim i konsiderueshëm i vranësirave.

Sipas parashikimeve meteorologjike, do të ketë zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe në disa raste edhe breshër. Në zona të caktuara priten rrebeshe mjaft intensive dhe shtrëngata të fuqishme me shfaqje të theksuara të aktivitetit elektrik atmosferik. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme krahasuar me ditët e mëparshme.

Situatë e ngjashme meteorologjike pritet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Përveç intervaleve të shkurtra me diell, këto vende do të përjetojnë zhvillime të fuqishme vranësirash me kalime shtrëngatash të karakterit lokal, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Meteorologët theksojnë se reshjet nuk do të jenë të shpërndara njëtrajtësisht. Disa zona mund të përballen me sasi më të mëdha reshjesh, në varësi të intensitetit dhe përqendrimit të konveksioneve atmosferike.

Institucionet përkatëse këshillojnë qytetarët të kenë kujdes të shtuar, sidomos në zonat ku mund të paraqiten përmbytje të shpejta apo dëmtime infrastrukturore si pasojë e stuhive të lokalizuara.

Related

Previous Post

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen Maqedoni–Rumani, Mickoski i pranishëm, institucionet heshtin

Next Post

Trump njofton: I dërguari special Steve Witkoff udhëton javën e ardhshme në Rusi për të diskutuar luftën në Ukrainë

Next Post
Trump njofton: I dërguari special Steve Witkoff udhëton javën e ardhshme në Rusi për të diskutuar luftën në Ukrainë

Trump njofton: I dërguari special Steve Witkoff udhëton javën e ardhshme në Rusi për të diskutuar luftën në Ukrainë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.