E hëna do të sjellë një valë të nxehti tipike për stinën në të gjithë rajonin, me temperatura që në Kosovë pritet të arrijnë deri në 35°C. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi do të përfshihet nga mot i kthjellët, me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa vranësira të lehta lokale mund të paraqiten në disa zona, ku rrallëherë mund të ketë edhe ndonjë rigë ose rrebesh të dobët shiu.
Rritje e temperaturave edhe në rajon
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi do të përjetojnë gjithashtu moti kryesisht me diell, ndërsa në disa zona do të ketë vranësira të larta të shtresuara, por pa reshje.
Temperaturat do të vazhdojnë trendin e rritjes edhe në këto vende, duke u regjistruar pak më të larta se ditët e fundit dhe duke shtuar ndjesinë e përvëlimit në orët e mesditës.
Këshilla për qytetarët
Meteorologët u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë orëve të pikut të temperaturës, veçanërisht mes orës 11:00 dhe 17:00, duke rekomanduar:
-
Qëndrim në ambiente të freskëta
-
Marrje të mjaftueshme të lëngjeve
-
Mbrojtje nga dielli me veshje të lehta dhe kapele
Valët e të nxehtit pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndaj autoritetet paralajmërojnë për përkujdesje të shtuar, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët.