Sot, e diel, në Kosovë pritet mot me diell dhe vranësira lokale, ndërsa temperaturat do të jenë të larta. Minimalja do të zbresë në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
Pasdite, në disa zona malore, parashihen rrebeshe të izoluara shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, dita e diel sjell diell e nxehtësi, por nuk do të mungojnë vranësirat lokale. Pasdite, kryesisht në zonat malore, priten rrebeshe të izoluara shiu me bubullimë e vetëtima.