Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Muja pranon: Në qumështin “Vita” nuk është gjetur vaj palme.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/08/2026
in Category
0
Muja pranon: Në qumështin “Vita” nuk është gjetur vaj palme.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, e ka pranuar se në qumështin “Vita” nuk është gjetur vaj palme.

Në një konferencë për media, ai ka ekspozuar disa lloje tjera të qumështit të kompanisë “Abrazen”, në të cilat sipas tij ësht gjetut vaj palme.

Por, në produktet e prezantuara nuk ka qenë qumështi dhe jogurtin “Vita”, të cilat janë njësi të veçanta të kompanisë “Abrazen”.

Megjithatë, vetëm kur është pyetur nga direkt nga gazetarët, Muja e ka konfirmuar se në qesheshin “Vita” nuk është gjetur diçka e dyshimet.

“Nëse me thua ti mu që 4 herë paradite po prodhon qumësht me vajë palme dhe disi po e gjej që masdite një, unë jam i interesuar me e kuptu qat shkelës, si ia bënë qatë një herë me e prodhu. A ka pasë keskontaminim? Po është gjetur që një mostër që nuk ka problem, por jo për qumështin pluhur”, ka thënë Muja.

Duke u arsyetuar se pse nuk kanë treguar qysh në fillim se ku lloj qumështi është i pastër, ai ka thënë se ministria që ai drejton nuk merret me marka të përveçme.

“Në lidhje me qumështin Vita, ministria dhe as ne nuk i trajtojmë se cila markë tregtare është. Ne e verifikojmë origjinën e problemit. Kush është ai që po e prodhon, se markat tregtare i licencon Ministria e Tregtisë. Ne i marrim vetëm subjektet, njerëzit, pajisjet që ne i kemi aprovuar për qumësht, a po vazhdojnë me i mirëmbajtë qato dhe kjo është konstatuar që jo”, është shprehur ai.

Ai ka bërë me dije se për këto kompani do të shtohet kontrolli.

“Por, i kam kërkuar AUV-it, siç thotë ligji, në rast se gjendet që brenda subjektit të njëjtë, llotet, produktet janë përzier, atëherë trajtimi dhe mbikëqyrja e shtuar duhet të shkoj edhe për ato produkte të cilat nuk janë konstatuar me një mostër”, ka thënë Muja.

 

Related

Previous Post

Lushtaku: “Shkelja e Kushtetutës nga pushteti është bërë normalitet”.

Next Post

Afrona Dika në pritje të ëmbël, zbulon se do të bëhet nënë për herë të parë

Next Post
Afrona Dika në pritje të ëmbël, zbulon se do të bëhet nënë për herë të parë

Afrona Dika në pritje të ëmbël, zbulon se do të bëhet nënë për herë të parë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.