Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar një postim në rrjetin social Facebook, ku ka treguar ecurinë e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë viteve.
Ai tha se me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti, ushtrisë i është dhënë prioritet maksimal, duke theksuar se brenda pesë vitesh buxheti për FSK-në është katërfishuar, duke tejkaluar edhe planin e tranzicionit.
“Në të kaluarën, me qeveritë e mëparshme, buxheti i ndarë për ushtrinë nuk e kalonte asnjëherë nivelin prej 50 milionë eurosh,” shkroi Murati, duke iu referuar edhe një grafiku të publikuar për këtë trend financiar.
Sipas tij, ky rritim tregon angazhimin e qeverisë aktuale për forcimin dhe modernizimin e FSK-së.