Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Musliu godet qeverinë: “Jeta në Kosovë e papërballueshme, udhëheqësit tanë rrisin fëmijët jashtë vendit”

Qendra Info by Qendra Info
31/08/2025
in Category
0
Musliu godet qeverinë: “Jeta në Kosovë e papërballueshme, udhëheqësit tanë rrisin fëmijët jashtë vendit”
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke thënë se jeta në Kosovë është bërë e papërballueshme për qytetarët, ndërsa udhëheqësit e shtetit po zgjedhin të rrisin fëmijët e tyre jashtë vendit.

Musliu u shpreh se qytetarët nuk arrijnë të sigurojnë as ushqimet bazë, si buka e qumështi, që sipas saj dikur ishin simboli më i thjeshtë i jetesës, por sot janë kthyer në luks për shumicën e familjeve. Ajo theksoi se çmimet po rriten çdo ditë, pagat kanë mbetur të njëjta, ndërsa shërbimet publike si arsimi, shëndetësia dhe transporti gjenden në gjendje të mjerueshme.

Duke kritikuar politikën aktuale, Musliu tha se sjellja e dy figurave të larta të shtetit – kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit Dimal Basha – është dëshmi e hipokrizisë politike, pasi ata, sipas saj, kanë zgjedhur të rrisin fëmijët në Norvegji dhe Zvicër, e jo në sistemin publik të Kosovës.

“Si mund të predikojnë qëndrim në Kosovë, kur për më të dashurit e tyre zgjedhin ikjen? Si mund të flasin për besim në shtet, kur i shmangen arsimit dhe shëndetësisë që vetë i menaxhojnë?”, ka pyetur Musliu.

Ajo e quajti këtë sjellje “një tradhti morale” ndaj qytetarëve dhe theksoi se Kosova nuk mund të ecë përpara me një elitë politike që nuk i beson vendit të vet.

“Kjo është fyerje për çdo mësues, mjek, prind e qytetar që ende përpiqet ta mbajë këtë vend gjallë. Populli i Kosovës meriton udhëheqës që ecin me të, jo mbi të”, tha Musliu.

Deputetja përmbylli reagimin e saj duke bërë thirrje që qytetarët të ngrisin zërin jo vetëm për politikat e gabuara, por edhe kundër asaj që e cilësoi “moral i rremë i pushtetit aktual”.

Related

Previous Post

Merz paralajmëron: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zgjasë për një kohë të gjatë

Next Post

Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi e demokracisë

Next Post
Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi e demokracisë

Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi e demokracisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.