Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Musliu: Nuk votohet kryetar Kuvendi ai që fyen luftën e UÇK-së

Qendra Info by Qendra Info
22/08/2025
in Lajme
0
Musliu: Nuk votohet kryetar Kuvendi ai që fyen luftën e UÇK-së
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që një kandidat i caktuar të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Musliu ka thënë se nuk mund të votohet për kryetar Kuvendi një person që, sipas saj, fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Ajo ka kritikuar deklaratat ku lufta e UÇK-së është quajtur “vetëm tre muaj të një ushtrie guerile” dhe është krahasuar me kosto buxhetore.

“Kur dikush e quan luftën e lavdishme të UÇK-së ‘vetëm tre muaj të një ushtrie guerile’ dhe e krahason atë me kosto buxhetore, kjo nuk është çështje buxheti, por mungesë respekti. Është përçmim i historisë, i familjeve të dëshmorëve, i invalidëve, i veteranëve dhe i çdo shqiptari që e di çfarë çmimi kemi paguar për lirinë që sot ai e shfrytëzon për t’i fyer ata që e fituan”, ka deklaruar Musliu.

Ajo theksoi se një person që nuk respekton themelin e shtetit – luftën për çlirim – nuk mund të udhëheqë Kuvendin e Kosovës.

“Kjo nuk është vetëm çështje politike, është qëndrim moral dhe kombëtar”, përfundoi Musliu.

Related

Previous Post

Donika Gërvalla reagon: “Nuk jam dëshmitare në Hagë, kontributi im në luftë ishte real – disa atëherë pinin ende qumësht”

Next Post

Arrestohet një person i dënuar me mbi 3 vite burg për vjedhje

Next Post
Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg

Arrestohet një person i dënuar me mbi 3 vite burg për vjedhje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.