Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mustafa i reagon Çekut: A po na tregon qysh i ndave subvencione vëllaut tënd?

Qendra Info by Qendra Info
12/03/2025
in Lajme
0
Mustafa i reagon Çekut: A po na tregon qysh i ndave subvencione vëllaut tënd?
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Besian Mustafa i LDK-së i ka reaguar Hajrulla Çekut të Vetëvendosjes për një deklaratë më herët ku e pyeti kryetarin e LDK-së se “si mund të bëhesh kryeministër me zgjedhje që i ke humbur”.

Në reagimin e tij edhe Mustafa i bëri disa pyetje për ministrin në detyrë të Kulturës.
“Hajrulla, a po na tregon qysh i ke nënshkru’ 56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar? Çka ke kaq urgjente? Nuk ndërtohen 4 stadiume për 4 muaj… çfarë halli financiar pate? A po na tregon qysh ia ndave 257 mijë euro subvencione vllaut tënd? A i keni fitu 48 mandate Hajrulla me formu’ qeverinë apo me i bà analizë sintaksës, drejtshkrimit e bukurshkrimit të Lumirit? Neve na ke në qato pozicione që kemi thënë para, gjatë e pas fushatës”, ka shkruar Mustafa.

Çeku më herët i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për deklaratën e tij se pa pozitën e kryeministrit nuk hyjnë në koalicion me partitë opozitare, ndërsa po ashtu Abdixhiku e ka përjashtuar edhe një koalicion të mundshëm me partinë fituese, Vetëvendosje. Çeku thotë se kjo deklaratë e Abdixhikut është në kundërthënie me deklaratën e tij të disa ditë pas zgjedhjeve.
“Është mirë që z. Abdixhiku të na tregojë për cilat fjalë ta mbajmë. Më 12 shkurt shkroi në FB se “LDK nuk i ka fituar zgjedhjet…” dhe se “…ky rezultat nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën, sepse populli i Kosovës ka tjera preferenca. I respektojmë.” Tash, paska thënë që, nëse ia japin postin e Kryeministrit, atëherë e rrëmben pushtetin. Cilin Lumir të mbajmë për fjale? Atë që thotë se LDK s’ka fituar dhe se ky nuk është rezultat ndryshimi, apo Lumirin tjetër, i cili thotë që s’ka rëndësi fituesi dhe preferenca e qytetarit? Po tash, si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje? Kjo i bie të bëhesh kryeministër me çdo kusht”.

Related

Previous Post

15 Marsi në Beograd: Veteranët e Ushtrisë Serbe të Kosharës dhe Pashtrikut Pro Studentëve Kundër “Beretave të Kuqe” Pro Vuçiçit

Next Post

Instituti Atlas: Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit

Next Post
Instituti Atlas: Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit

Instituti Atlas: Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.