Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nagavci: Osmani ka bërë punë të mirë si presidente, por duhen 80 vota për mandatin e dytë

Qendra Info by Qendra Info
26/02/2026
in Lajme
0
Shkëputja e Kontratës Kolektive nga ministria e Arsimit vleresohet marrezi
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se Vjosa Osmani ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë mandatit si presidente, por ka theksuar se për rizgjedhjen e saj kërkohen së paku 80 vota në Kuvend.

Duke folur në emisionin Debat Plus, Nagavci tha se përfaqësimi që Osmani i ka bërë Kosovës gjatë mandatit të saj është vlerësuar pozitivisht.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se Vjosa Osmani gjatë përfaqësimit që i ka bërë Kosovës si presidente e vendit ka pasur një performancë shumë të mirë. Por po ashtu e dimë se për të qenë presidente duhet të sigurohen së paku 80 vota në raundin e parë dhe të dytë”, deklaroi ajo.

Nagavci theksoi se aktualisht ekziston një konsensus për 66 vota në Kuvend, por për të përmbyllur procesin e zgjedhjes së presidentit duhet të sigurohen edhe të paktën 14 vota të tjera.

“Ne kemi 66 vota për të cilat kemi një konsensus dhe kompromis. Por duhen edhe së paku 14 vota të sigurta në mënyrë që të vazhdojmë tutje. Duhet të sigurohemi që Vjosa Osmani i ka 80 vota”, u shpreh ajo.

Sipas saj, në zgjedhjet e fundit Lëvizja Vetëvendosje kishte garuar për qeverisje, pasi posti i presidentit ishte në mandat të plotë, ndërsa në vitin 2021 kishin synuar bashkërisht edhe pozitën e presidentit.

Sipas Kushtetutës së Kosovo, presidenti zgjidhet nga Kuvendi me së paku 80 vota në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota të deputetëve.

Related

Previous Post

Mot me diell dhe vranësira lokale të enjten

Next Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të enjten në disa rajone të Kosovës

Next Post
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të enjten në disa rajone të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.