Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nait Hasani distancohet nga manipulimi i votave: “Refuzoj çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve”

Qendra Info by Qendra Info
19/01/2026
in Lajme
0
Nait Hasani i bën thirrje Bedri Hamzës: Prano shkrirjen e Nismës së Fatmir Limajt në PDK – “Bashkimi e sjell fitoren më 28 dhjetor”
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti dhe kandidati i Nait Hasani ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit në procesin e rinumërimit të votave, duke deklaruar se vullneti i lirë i qytetarëve është cenuar rëndë në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Në një reagim të fortë politik, Hasani ka theksuar se gjatë rinumërimit ka vërejtur rritje të padrejtë të votave në emrin e tij, duke e cilësuar këtë si një akt të papranueshëm manipulimi zgjedhor.

“Me atë që pashë në rinumërim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim është shkelje ligjore, por edhe akt i rëndë moral e politik,” ka deklaruar ai.

Hasani ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke theksuar se nuk pranon asnjë votë që nuk buron nga vullneti real i qytetarëve, pavarësisht pasojave politike që kjo mund të ketë për të personalisht.

“Nuk kam hyrë në politikë për të fituar me mashtrime, por për të fituar me besim. Nuk kam nevojë për vota të vjedhura,” ka shtuar ai.

Thirrje për drejtësi dhe hetim të plotë

Deputeti ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë, duke theksuar se heshtja do të ishte bashkëfajësi në cenimin e procesit demokratik.

“Drejtësia nuk duhet të heshtë. As unë nuk do të hesht,” ka theksuar Hasani, duke paralajmëruar se do të vazhdojë të qëndrojë në anën e votës së lirë dhe të së vërtetës, edhe nëse kjo rrugë është më e vështirë.

Sipas tij, ky reagim nuk ka për qëllim vetëm mbrojtjen e emrit personal, por mbrojtjen e të ardhmes demokratike të Kosovës, në një moment kur besimi në procesin zgjedhor është lëkundur ndjeshëm.

Reagimi i Hasanit vjen në një klimë të tensionuar politike, ku rinumërimi i votave ka nxjerrë në pah mospërputhje serioze dhe ka shtuar presionin publik për hetim të plotë dhe përgjegjësi ligjore ndaj çdo përpjekjeje për manipulim të votës së qytetarëve.

Related

Previous Post

KQZ mban sot mbledhje vendimtare: në rend dite raporti i rinumërimit dhe mundësia e zgjerimit të procesit

Next Post

Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në gjithë Kosovën: “Çdo hezitim po e cenon besimin qytetar”

Next Post
Hamza kishte paralajmëruar më herët rrezikun nga përmbytjet në urën e re të Ibrit

Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në gjithë Kosovën: “Çdo hezitim po e cenon besimin qytetar”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.