Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona nën dyshimin për veprën penale “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore. Prokuroria Themelore në Prishtinë, do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, njofton Prokuroria.
“Betimi për Drejtësi” merr vesh se rasti ka ndodhur në shkollën “Daut Bogujevci”.BD

