Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ndalohen shitjet e produkteve të bylmetit dhe shpezëve në hapësira publike

Qendra Info by Qendra Info
16/08/2025
in Lajme
0
Ndalohen shitjet e produkteve të bylmetit dhe shpezëve në hapësira publike
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), zyra regjionale në Ferizaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar shitjen e produkteve të bylmetit dhe të shpezëve në hapësira publike pranë tregut të gjelbër në këtë qytet. Gjatë kontrollit, inspektorët konstatuan se produkte si djathi, gjiza dhe qumështi i freskët po shiteshin në hapësira të pambrojtura dhe në temperatura të ambientit, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.
Sipas legjislacionit, produktet e qumështit mund të shiten vetëm me autorizim nga AUV dhe duhet të ruhen në kushte frigoriferike prej 0–6°C. Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-120 për Ushqim, inspektorët kanë urdhëruar largimin e produkteve të pasigurta nga tregu dhe ndalimin e menjëhershëm të shitjes së tyre në kushte të papërshtatshme. Për shitësit që nuk respektojnë këto rregulla, parashihet konfiskim, asgjësim i produkteve dhe sanksione ligjore. Po ashtu, gjatë inspektimit u konstatua se disa qytetarë po shisnin shpezë në mënyrë të kundërligjshme, duke bllokuar hapësirat për këmbësorët dhe duke mos respektuar kushtet higjieno-sanitare. Inspektorët, së bashku me policinë, ndërmorën masat e nevojshme për largimin e tyre nga hapësirat publike. Në rast përsëritjeje, shpezët do të konfiskohen dhe asgjësohen, ndërsa kundërvajtësit do të ndëshkohen sipas ligjit. AUV thekson se ky aksion ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, ruajtjen e rendit, lirimin e hapësirave për lëvizjen e qytetarëve dhe respektimin e standardeve ligjore në tregtimin e produkteve shtazore. Institucioni u bën apel qytetarëve që gjatë blerjes të sigurohen se produktet e bylmetit ruhen në kushte frigoriferike dhe kanë etiketë të qartë për origjinën dhe afatin e përdorimit.
“AUV mbetet e përkushtuar që përmes inspektimeve të vazhdueshme të garantojë ushqim të sigurt për konsumatorin dhe të mbrojë shëndetin publik”, thuhet në reagim.

Related

Previous Post

New York Times zbulon bisedën e Trump me liderët e BE: Ukraina duhet t’i japë territore Rusisë, Putin premton të mos e sulmojë më Kievin

Next Post

Premier Liga nis me surpriza: Xhaka rikthehet me fitore, Broja mungon

Next Post
Premier Liga nis me surpriza: Xhaka rikthehet me fitore, Broja mungon

Premier Liga nis me surpriza: Xhaka rikthehet me fitore, Broja mungon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.