Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ndalohet në kufi importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri nga Shqipëria

Qendra Info by Qendra Info
27/02/2026
in Lajme
0
Ndalohet në kufi importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri nga Shqipëria
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë që ishte nisur nga Shqipëria drejt Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar të Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, pas kontrollit të kryer nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar në pikën doganore të Vërmicë, është konstatuar se produkti nuk i plotësonte kushtet e sigurisë ushqimore.

Ngarkesa me vaj ulliri për sallatë ishte eksportuar nga kompania “Euro Made 2021” nga Lushnja e Shqipërisë, por gjatë kontrollit fizik është vërejtur se produkti nuk kishte të dhënat e duhura në deklaracionin e mallit. Përveç kësaj, autoritetet kanë konstatuar se transporti ishte bërë në kushte jo të përshtatshme higjienike.

Sipas inspektorëve, vaji ishte transportuar së bashku me mallra jo ushqimore, përfshirë detergjentë, gjë që rrit rrezikun e kontaminimit dhe e bën produktin të pasigurt për konsum.

Në bazë të legjislacionit në fuqi për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, autoritetet kanë vendosur që kjo sasi e vajit të mos lejohet të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministria e Bujqësisë, përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka theksuar se do të vazhdojë kontrollet e rrepta në kufi për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Related

Previous Post

“Bossët shqiptarë të drogës në Dubai”, mediat italiane zbulojnë rolin e Petokut dhe Sinomatit

Next Post

Balla publikon “fotot e ditës”: Mesazhi me simbolin e UÇK-së

Next Post
Balla publikon “fotot e ditës”: Mesazhi me simbolin e UÇK-së

Balla publikon “fotot e ditës”: Mesazhi me simbolin e UÇK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.