Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë ndërhyrje në disa rrugë të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, punimet do të zhvillohen në këto lokacione:
-
Rr. Drenica
-
Rr. Fahri Fazliu
-
Rr. Salih Nimani
-
Rr. Hyzri Talla
-
Rr. Sylejman Pitarka
-
Rr. Toplica
-
Rr. Dalip Alshiqi
-
Rr. Haxhi Zeka
-
Rr. Dil Mramori
Nga kompania u kërkohet qytetarëve mirëkuptim gjatë realizimit të punimeve, pasi mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë ose pengesa në qarkullim në zonat përkatëse.
KRU “Prishtina” thekson se ndërhyrjet janë pjesë e mirëmbajtjes së rregullt të rrjetit me qëllim përmirësimin e shërbimit dhe parandalimin e defekteve më të mëdha në të ardhmen.

