Kompania e ujësjellësit ka njoftuar se për shkak të intervenimeve të ekipeve të mirëmbajtjes, gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.
Punimet do të zhvillohen në këto rrugë:
- Rr. “Aleks Buda”
- Rr. “Nexhmi Llumnica”
- Rr. “27 Nëntori”
- Rr. “Elez Geci”
- Rr. “Faton Shabani”
- Rr. “Bislim Makolli”
- Rr. “Kamer Loshi”
- Rr. “Vëllezërit Fazliu”
- Rr. “Shyt Marevci”
- Rr. “28 Nëntori”
- Rr. “Luan Haradinaj”
Kompania apelon qytetarët që të bëjnë furnizimin paraprak me ujë dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e intervenimeve.

