Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe turbullirës së ujit

Qendra Info by Qendra Info
21/06/2025
in Lajme
0
Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe turbullirës së ujit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje dhe çrregullime të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të rajonit për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe punimeve në kanalet ujore.

Sipas njoftimit zyrtar, njësia teknologjike e ujit ITU Badovc është pa energji elektrike deri në orën 16:00 për shkak të punimeve të planifikuara nga KEDS. Si pasojë, pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur zonat Kishnicë, Sushicë, Badoc, si dhe fshatrat Janjevë dhe Gushtericë, që i përkasin komunës së Lipjanit, e cila gjithashtu është prekur nga ndërprerjet e energjisë.

Ndërkohë, edhe njësia ITU Shkabaj është duke funksionuar me kapacitet të kufizuar për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit, e cila është rezultat i punimeve në rrjet.

Aktualisht, rezervuarët janë të mbushur, por mund të ketë çrregullime në furnizim me ujë në zonat Mati 1, Bregu i Diellit, Graçanicë dhe Hajvali, pasi impianti në Badovc është duke operuar me gjeneratorë rezervë.

Gjithashtu, komuna e Drenasit është përfshirë në këtë situatë, pasi për shkak të punimeve në kanalin Ibër–Lepenc, nuk është duke u trajtuar ujë për pije.

Kompania “Ujësjellësi Prishtina” u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe përdorim racional të ujit gjatë kësaj periudhe. Furnizimi i rregullt do të rikthehet sapo të përfundojnë punimet dhe të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Related

Previous Post

Izraeli godet sërish në Gaza dhe Liban: Të paktën 21 të vrarë, përfshirë civilë në pritje të ndihmave

Next Post

Hap konkret drejt ndërtimit të rrugës Prizren–Tetovë: Kurti pret grupin ndërshtetëror të punës

Next Post
Hap konkret drejt ndërtimit të rrugës Prizren–Tetovë: Kurti pret grupin ndërshtetëror të punës

Hap konkret drejt ndërtimit të rrugës Prizren–Tetovë: Kurti pret grupin ndërshtetëror të punës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.