Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ndërprerje të planifikuara të energjisë në Pejë dhe Gjakovë të dielën, njofton KEDS

Qendra Info by Qendra Info
02/11/2025
in Lajme
0
KEDS reagon pas gjobitjes: Bordi i ZRRE-së e la në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të dielën, më 2 nëntor 2025, do të realizohen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të Pejës dhe Gjakovës.

Në Pejë, nga ora 09:00 deri në 17:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me rrymë për Elkos Group, për shkak të eleminimit të rrjetit të vjetër sipas zgjidhjes teknike nr. 3687.

Ndërsa në Gjakovë, punimet do të zhvillohen në kuadër të projekteve investive në rajonin e Rahovecit, ku nga ora 08:00 deri në 09:00 dhe nga ora 16:00 deri në 17:00 do të preken fshatrat Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm, Pataçan i Poshtëm, Senoc, Varjak dhe Zatriç.

Nga ora 08:00 deri në 17:00, pa tension do të mbesin edhe Pataqani i Poshtëm dhe disa nënstacione të ujësjellësit dhe rrjetit lokal të tensionit të ulët. Këto punime përfshijnë ngritjen e shtyllave elektrike, montimin e konzollave dhe izolatorëve, si dhe shtrirjen e përçuesve të rinj në kuadër të projektit investiv “Lot 12 – Pataqani”.

Sipas KEDS-it, në rajonet e tjera të Kosovës nuk pritet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë kësaj dite. Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kenë mirëkuptim dhe të marrin masat e nevojshme gjatë periudhës së punimeve.

Related

Previous Post

Shqipëria në zi për Fatos Nanon – homazhe në Pallatin e Kongreseve, fjalime nga Rama dhe bashkëshortja Xhoana Nano

Next Post

Arrestohet në Prishtinë një person për falsifikim pronash të AKP-së dhe mashtrim financiar

Next Post
Arrestohen 39 persona me urdhëresa të gjykatave gjatë muajit shtator

Arrestohet në Prishtinë një person për falsifikim pronash të AKP-së dhe mashtrim financiar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.