Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home Biznesi

Ndërpriten fluturimet në Aeroportin e Kukësit

Nga 1 qershori deri në fund të tetorit, në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” janë regjistruar 44. 854 pasagjerë. Shumica janë kosovarë. Fluturimet në Kukës ishin ndërprerë edhe në dimrin e shkuar.

18/11/2022
in Biznesi
Reading Time: 3 mins read
Ndërpriten fluturimet në Aeroportin e Kukësit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka më shumë se dy javë që në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit ”Zayed-Flatrat e Veriut” nuk ka asnjë fluturim të programuar dhe nuk dëgjohet asnjë zhurmë e avionëve.

Sipas faqes së aeroportit në internet, shërbimet janë ndalur plotësisht që prej 29 tetorit të këtij viti.

Dy kompanitë ajrore “Wizz Air” dhe “Air Albania” nuk kanë programuar fluturime të tjera.

Terminali i aeroportit është tërësisht i boshatisur, ndërkohë që hyn e del në terminal vetëm personeli i sigurisë. Edhe në pistën e Aeroportit shihen vetëm automjete të aeroportit që kryejnë shërbime të ndryshme.

Kompania “WizzAir” që kryen fluturime edhe në Aeroportin e Kukësit, i ka ndërprerë ato me njoftimin se do të rifillojnë në pranverë. Shkak i ndërprerjes, sipas burimeve, janë kushtet e sigurisë, meqë sipas kompanisë nuk mund të realizojë fluturime gjatë dimrit në aeroportin e Kukësit si pasojë e erërave të forta.

Drejtues të Aeroportit të Kukësit nuk i konfirmojnë shkaqet e ndërprerjes së fluturimeve. Shtojnë se “Aeroporti është i hapur”.

“Për shkak të erërave të forta, avionët e kompanisë WizzAir që janë me mbi 200 vende nuk kanë garancinë e uljes në pistë gjatë periudhës së dimrit. Kompania WizzAir ka kërkuar zgjatjen e pistës për rreth 700 metra nga pjesa perëndimore e aeroportit për të bërë të mundur uljen në pistë nga të dy anët, pra edhe nga ana perëndimore. Aktualisht ulja në pistën e aeroportit të Kukësit bëhet vetëm në pjesën lindore”, ka thënë burimi i KOHËS.

Ndërkohë, kompania koncesionare që ka në administrim aeroportin ka marrë përsipër të zgjasë me rreth 700 metra pistën.

Ndërprerjen e fluturimeve në Kukës e konfirmojnë në një mënyre edhe agjencitë e udhëtimit. “Rezervime biletash për fluturime në aeroportin e Kukësit ka vetëm për javën e fundit të marsit të vitit të ardhshëm. Klientët që kryesisht jetojnë jashtë kanë filluar që tani të rezervojnë bileta për në aeroportin e Kukësit, duke filluar nga java e fundit e marsit të vitit të ardhshëm ku do të rifillojnë fluturimet”, thotë Klodiana Visha, punonjëse në agjencinë e udhëtimeve MADD Travel.

Aeroporti në Kukës është hapur për pasagjerët më 9 korrik 2021, kur nga Cyrihu fluturoi avioni me 67 udhëtarë i kompanisë “Helvetic Airways”. Më 21 tetor 2021, fluturimet u ndërprenë për të nisur në qershor të këtij viti.

Më 1 qershor nisi operimin nga aeroporti i Kukësit edhe kompania “WizzAir”, e njohur për çmime të ulëta të biletave. Kompania vendosi linja me katër shtete: Austrinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe Francën për t’u ndërprerë sërish tash për shkak të dimrit.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 1 qershori deri në fund të tetorit, në aeroportin e Kukësit janë regjistruar 44.854 pasagjerë, shumica shtetas të Kosovës apo edhe shqiptarë të Kosovës që jetojnë në vendet perëndimore.

Edhe në vitin 2021, rreth 80 për qind e pasagjerëve që kanë fluturuar përmes aeroportit të Kukësit ishin nga Kosova.

”Jemi të orientuar drejt atyre linjave që fluturojnë më së shumti pasagjerët nga Kosova”, tha shefja e marketingut e aeroportit të Kukësit, Xhesika Peço.

“Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, pati thënë më herët Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Aeroporti i Kukësit ka përfunduar së ndërtuari më 2007 përmes një granti prej 30 milionë dollarësh të dhuruar nga qeveria e Emirateve të Bashkuara.

Me të Shqipëria ka dy aeroporte në dispozicion përfshirë edhe atë në Tiranë, ndërkohë që është duke u ndërtuar edhe një në Vlorë.

Related

Previous Post

Shqiptari në Kanada fiton 1 milion dollarë në lotari

Next Post

Kosova fiton në arbitrazh ndaj IuteCredit

Next Post
Kosova fiton në arbitrazh ndaj IuteCredit

Kosova fiton në arbitrazh ndaj IuteCredit

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

01/03/2023
Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

01/03/2023
Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

Rreshteri Fadil Ferati lavderon doktoret për profesionalizëm

01/03/2023
Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023

Të fundit

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.