Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se, sipas informatave të pranuara nga pala serbe, nga e hëna, 26.01.2026, duke filluar nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë.
Sipas njoftimit, ndërprerja vjen si pasojë e protestave të paralajmëruara në territorin e Serbisë, të lidhura me masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e kamionëve të rajonit. Protestat pritet të zgjasin deri në shtatë ditë.
Këto zhvillime do të ndikojnë drejtpërdrejt në:
-
qarkullimin e mjeteve të transportit të mallrave,
-
furnizimin dhe logjistikën,
-
rritjen e ngarkesës së trafikut në zonat kufitare të Kosovës me vendet e rajonit të përfshira në protesta.
QKMK u bën thirrje shoqatave të transportit dhe shoferëve të kamionëve që të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me homologët dhe kolegët e tyre në rajon për informacione të përditësuara.
Për informata shtesë, qytetarët dhe operatorët mund të kontaktojnë QKMK-në në numrat:
📞 +383 45 198 000, +383 45 198 606
📞 0800 50095 (pa pagesë)
Autoritetet rekomandojnë planifikim alternativ të transportit dhe ndjekje të njoftimeve zyrtare gjatë ditëve në vijim.

