Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë

Qendra Info by Qendra Info
02/03/2026
in Lajme
0
Gjykata Speciale konfirmon ligjërata me nxënës në Kosovë: diskutohet mandati dhe procedurat e saj
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, sot nga ora 09:30, vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” lidhur me akuzat për administrimin e drejtësisë.

Seanca e sotme pritet të fokusohet në pyetjet e ekipeve të mbrojtjes për dëshmitarin e parë të Prokurorisë, i identifikuar si Dëshmitari 7, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse.

Deklaratat hyrëse dhe pozicionet e palëve

Javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) lexoi përmbledhjen e aktakuzës dhe paraqiti deklaratën hyrëse.

Të pestë të akuzuarit – Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu – janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Mbrojtja e Bashkim Smakajt përfundoi deklaratën hyrëse, ndërsa ajo e Isni Kilajt e paraqiti më pas qëndrimin e saj para trupit gjykues.

Arrestimet dhe rrjedha procedurale

Pas konfirmimit të aktakuzës, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan më 5 dhjetor dhe u transferuan në paraburgim në Hagë. Hashim Thaçi mori fletarrestimin në objektin e paraburgimit, ndërsa Hajredin Kuçi u ftua për paraqitje.

Gjatë paraqitjeve fillestare, të mbajtura në dhjetor 2023 dhe janar 2025, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave.

Më 12 nëntor 2025, pas përfundimit të procedurave paraprake, çështja iu kalua gjykatësit të vetëm për gjykim. Konferenca përgatitore u mbajt më 28 nëntor 2025, ndërsa procesi gjyqësor zyrtarisht nisi më 27 shkurt 2026.

Gjykimi pritet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve dhe paraqitjen e provave nga palët në vijim.

Related

Previous Post

SHBA përdori inteligjencën artificiale “Claude” në sulmet ndaj Iranit, pavarësisht ndalimit të Trump

Next Post

BE synon heqjen e tarifave roaming me Ballkanin Perëndimor

Next Post
BE synon heqjen e tarifave roaming me Ballkanin Perëndimor

BE synon heqjen e tarifave roaming me Ballkanin Perëndimor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.