Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Në kërkim prej vitesh, 21-vjeçari arrestohet pas ndjekjes policore në Shtime.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/07/2026
in Category
0
Në kërkim prej vitesh, 21-vjeçari arrestohet pas ndjekjes policore në Shtime.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ditës së djeshme, hetuesit e stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani”, kanë vërejtur një automjet, shoferi i të cilit nuk u kishte dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar.

Zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim, mirëpo shoferi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar lëvizjen.

Pas aktivizimit të sinjalizimit të alarmit të automjetit policor, i dyshuari ka rritur shpejtësinë, duke kryer manovra të rrezikshme në komunikacion, përfshirë tejkalime edhe mbi trotuar.

Policia ka bërë të ditur se pas një ndjekjeje të shkurtër, i dyshuari ka hyrë në rrugën “12 Qershori”, ku, pasi ka hasur në një rrugë pa dalje, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me vrap.

Njëri nga hetuesit sipas njoftimit, ka vazhduar ndjekjen në këmbë dhe pas urdhrave verbalë për ndalim, ka arritur ta neutralizojë dhe arrestojë të dyshuarin.

Pas shoqërimit në stacionin policor në Shtime, është konstatuar se personi i arrestuar ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv.

“Sipas të dhënave zyrtare, ai ishte arratisur nga institucioni korrektues gjatë vuajtjes së dënimit dhe për rreth tre vjet kishte qëndruar jashtë vendit. Me vendim të gjyqtarit kompetent, i dyshuari me inicialet A S. (21 vjeç) është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore”.

“Gjatë tentativës për arratisje dhe arrestimit, i dyshuari ka bërë rezistencë aktive dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore. Atij i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF-Shtime”, thuhet në njoftim.

Related

Previous Post

Të shtëna me armë ndaj ekipit të KRU “Mitrovica”, Policia nis hetimet.

Next Post

Aksion i gjerë në Prishtinë: Inspektohen 65 auto-parkingje, zbulohen shkelje të shumta.

Next Post
Aksion i gjerë në Prishtinë: Inspektohen 65 auto-parkingje, zbulohen shkelje të shumta.

Aksion i gjerë në Prishtinë: Inspektohen 65 auto-parkingje, zbulohen shkelje të shumta.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.