Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Në Shkup nis Samiti Ballkanik i Alumni: Të rinjtë liderë në fokus për prosperitetin dhe stabilitetin rajonal

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2025
in Lajme
0
Në Shkup nis Samiti Ballkanik i Alumni: Të rinjtë liderë në fokus për prosperitetin dhe stabilitetin rajonal
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën organizimin e Asociacionit Alumni Maqedonia e Veriut – SHBA dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Shkup, sot ka nisur Samiti Ballkanik i Alumni me temën “Sigurimi i Prosperitetit Rajonal përmes Lidershipit të Gjeneratës së Re” (“Securing Regional Prosperity through NextGen Leadership”).

Ngjarja do të zgjasë deri më 29 maj dhe mbledh së bashku pjesëmarrës nga shtatë vende të rajonit: Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria – të gjithë ish-pjesëmarrës në programe të mbështetura nga qeveria amerikane.

Qëllimi i Samitit është të promovojë rolin e liderëve të rinj në forcimin e vlerave demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ceremonia e hapjes u shënua me fjalimet e kryetares së Asociacionit Alumni, Zorica Trajkova Strezovska, zëvendës-ambasadores amerikane në Shkup, Nikol Uarnes, kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska.

Pas hapjes zyrtare, vijoi një panel diskutimi me pjesëmarrjen e ekspertëve rajonalë: Malinka Ristevska Jordanova, anëtare e Këshillit të Sigurimit, Mentor Vrajoli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Viktorija Trajkov, zëvendës ministre për Çështje Evropiane dhe Fatmir Besimi, ish-ministër i Financave.

Samiti synon të shërbejë si platformë për rrjetëzim dhe bashkëpunim mes të rinjve liderë nga rajoni, duke hapur diskutime për sfidat dhe mundësitë drejt një Ballkani më të integruar dhe demokratik.

Related

Previous Post

OBSH alarmon: Asnjë kamion me ndihma mjekësore nuk ka hyrë në Gazë që nga përfundimi i bllokadës

Next Post

Mbreti Charles III mirëpritet ngrohtësisht në Kanada, hap zyrtarisht seancën e re të Parlamentit

Next Post
Mbreti Charles III mirëpritet ngrohtësisht në Kanada, hap zyrtarisht seancën e re të Parlamentit

Mbreti Charles III mirëpritet ngrohtësisht në Kanada, hap zyrtarisht seancën e re të Parlamentit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.