Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Nën qeverisjen Kurti: Rriten 3.9% çmimet gjatë vitit 2025”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
19/05/2026
in Category
0
“Nën qeverisjen Kurti: Rriten 3.9% çmimet gjatë vitit 2025”.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e konsumit në Kosovë gjatë vitit 2025 janë rritur me një mesatare prej 3.9 për qind, krahasuar me vitin 2024, sipas indeksit të tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës kanë përballuar edhe një vit me rritje të çmimeve nën qeverisjen e Albin Kurti.

Sipas të dhënave të publikuara për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, inflacioni mesatar vjetor gjatë vitit 2025 arriti në 3.9 për qind krahasuar me vitin paraprak, duke reflektuar shtrenjtim të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve bazë, shkruan Demokracia.com.

Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 7.6 për qind, ndërsa informacioni dhe komunikimi u shtrenjtuan për 6.8 për qind.

Po ashtu, ngritje pati edhe te kujdesi personal dhe shërbimet e ndryshme me 4.8 për qind, veshjet dhe këpucët me 4.4 për qind, si dhe mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 4.1 për qind.

“… ndikuar nga rritja e çmimit për: pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (7,6 %); i informacion dhe komunikim (6,8 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (4,8 %); veshje dhe këpucë (4,4 %); mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (4,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (3,5%); ushqim dhe pije joalkoolike (3,3 %); sigurim dhe shërbime financiare (2,7 %), shëndetësi (2,7 %); transport (2,6 %) dhe shërbime arsimore (2,4 %)”.

Shtrenjtimi ka prekur edhe sektorët bazikë të jetesës. Strehimi, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse u rritën për 3.5 për qind, ndërsa ushqimi dhe pijet joalkoolike për 3.3 për qind. Rritje të çmimeve pati edhe në transport, shëndetësi dhe shërbime financiare.

Rënie e çmimeve është regjistruar vetëm te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me -1.4 për qind dhe te rekreacioni, sporti e kultura me -1.1 për qind./Demokracia.com/. 

 

Related

Previous Post

“Nafta dhe benzina sot më shtrenjtë – rriten çmimet e derivateve”.

Next Post

“Tragjedi në rrugët e Kosovës: 4 viktima dhe dhjetëra të lënduar brenda 24 orëve”.

Next Post
“Tragjedi në rrugët e Kosovës: 4 viktima dhe dhjetëra të lënduar brenda 24 orëve”.

“Tragjedi në rrugët e Kosovës: 4 viktima dhe dhjetëra të lënduar brenda 24 orëve”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.