Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Nesër i jepet lamtumira e fundit Shpend Hasanramajt, që dyshohet se u vra aksidentalisht nga djali i tij.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
24/07/2026
in Category
0
Nesër i jepet lamtumira e fundit Shpend Hasanramajt, që dyshohet se u vra aksidentalisht nga djali i tij.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shpend Hasanramajt do t’i jepet nesër (25 korrik) lamtumira e fundit, pasi humbi jetën të enjten në një ngjarje tragjike në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet të shtunën, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Strellc i Epërm, pranë xhamisë.

“Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëfshatarëve”, thuhet në njoftimin mortor.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar si të dyshuar djalin e viktimës, Erdonit Hasanramaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Rrethanat e ngjarjes janë ende duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa sipas dyshimeve fillestare, Shpend Hasanramaj ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht nga djali i tij gjatë qëndrimit në bjeshkë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Related

Previous Post

Gjendje e qetë në kufi, pritje deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë.

Next Post

MMPHI paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 vilave në Ujman.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.