Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Nga 1 shtatori, inspektimet në vendpunishte në Kosovë do të bëhen edhe me dronë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
30/07/2026
in Category
0
Nga 1 shtatori, inspektimet në vendpunishte në Kosovë do të bëhen edhe me dronë.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë për Punë, Andin Hoti, ka njoftuar se ka marrë vendim që nga 1 shtatori, inspektimi nga ana e Inspektoratit Qendror të Punës do të kalojë në mënyrë plotësisht digjitale dhe njëkohësisht do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve.

Sipas Hotit mbikëqyrja me dronë do të mundësojë inspektimin e kantiereve dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë në punë.

12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës brenda shtatë muajve të këtij viti, përfshirë edhe rastin e së martës në Prishtinë.

“Me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese, kam marrë vendim që, nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës të kalojë në inspektime plotësisht digjitale. Kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në terren. Njëkohësisht, do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve, si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Hoti përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook.

Related

Previous Post

Aksion i gjerë në Prishtinë: Inspektohen 65 auto-parkingje, zbulohen shkelje të shumta.

Next Post

Rast i rëndë i dhunës në familje në Pejë: Djali dyshohet se rrahu nënën.

Next Post
Rast i rëndë i dhunës në familje në Pejë: Djali dyshohet se rrahu nënën.

Rast i rëndë i dhunës në familje në Pejë: Djali dyshohet se rrahu nënën.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.