Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nga ndërtimi i hapësirave moderne tek ndërtimi i së ardhmes së Gjilanit – Arkitekti i njohur Ilir Poroshtica hyn në garën për Kryetar me vizion dhe përvojë

Qendra Info by Qendra Info
22/07/2025
in Lajme
0
Nga ndërtimi i hapësirave moderne tek ndërtimi i së ardhmes së Gjilanit – Arkitekti i njohur Ilir Poroshtica hyn në garën për Kryetar me vizion dhe përvojë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arkitekti i njohur dhe shumë i vlerësuar brenda dhe jashtë vendit, Ilir Poroshtica, është zyrtarisht kandidati i Partisë GUXO për kryetar të Komunës së Gjilanit. Me një karrierë të gjatë e të suksesshme si arkitekt, fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare për projekte të inovacionit urban dhe dizajnit funksional, Poroshtica vjen në politikë me një bagazh të fuqishëm profesional dhe një vizion të qartë për transformimin e qytetit.

Emërimi i tij u konfirmua nga zëvëndëskryeministrja dhe kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila e cilësoi Poroshticën si “qytetarin shembullor, njeriun punëtor dhe profesionistin kulminant që Gjilanit i duhet sot më shumë se kurrë.”

“Iliri po i hyn kësaj gare me vendosmëri për të fituar, por fituesit e vërtetë do të jenë qytetarët e Gjilanit. Ai vjen me përvojën e një menaxheri të suksesshëm, një sipërmarrësi vizionar dhe një arkitekti që e njeh mirë hapësirën publike e potencialin urban të qytetit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Poroshtica, i cili ka lënë gjurmë me projekte të rëndësishme arkitektonike në sektorin privat dhe publik, shpreh synimin për të ndërtuar një administratë efikase dhe të orientuar drejt qytetarit, duke sjellë një model të ri qeverisjeje lokale që ndërthur përvojën teknike me ndershmërinë profesionale.

Një nga prioritetet e tij është angazhimi i profesionistëve dhe njerëzve me përvojë në administratë, me qëllim që të krijojë një ekip kompetent dhe të përkushtuar për zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit.

Me një karrierë që përfshin projekte ndërkombëtare, çmime për inovacion në arkitekturë dhe vlerësime për menaxhim të suksesshëm në sektorin privat, Ilir Poroshtica hyn në këtë garë si një prej kandidatëve më të përgatitur profesionalisht që Gjilani ka pasur ndonjëherë.

Gjilani ka arsye të shpresojë për më shumë – sepse me Ilirin, po vjen edhe fryma e ndryshimit.

Related

Previous Post

Tesla hap një “diner” retro-futuristike në Hollywood – Elon Musk sinjalizon zgjerim global

Next Post

Kardiologët zbulojnë teknikën që qetëson zemrën për vetëm 3 minuta

Next Post
Kardiologët zbulojnë teknikën që qetëson zemrën për vetëm 3 minuta

Kardiologët zbulojnë teknikën që qetëson zemrën për vetëm 3 minuta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.