Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Nga viti 2019 nuk u paraqit në punë, por mori pagë – ndalohet zyrtari i Komunës së Kllokotit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
29/05/2026
in Category
0
Nga viti 2019 nuk u paraqit në punë, por mori pagë – ndalohet zyrtari i Komunës së Kllokotit.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin S.S, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur të njëjtat, dhe ka përfituar pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës, përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës, konform detyrave që ia parasheh kontrata, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore do të paraqitë masën për sigurimin e të pandehurit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Related

Previous Post

Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV u bën thirrje konsumatorëve ta kthejnë produktin.

Next Post

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar.

Next Post
Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar.

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.