Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Ngërç kushtetues dhe bllokadë në Kuvend”, Zemaj për situatën politike.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/08/2026
in Category
0
“Ngërç kushtetues dhe bllokadë në Kuvend”, Zemaj për situatën politike.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i kësaj partie do të diskutojë sot për zhvillimet e fundit politike dhe hapat që do të ndërmerren më tej, në një kohë kur vendi po përballet me ngërç kushtetues dhe bllokadë në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

“Po, ne njëherë kemi mbledhje t’shohim edhe të gjithë deputetët sot janë, ta shohim edhe komunikimin që ka edhe kryetari i LDK-së.

Sot pas takimit sigurisht merrem vesh për të gjitha çka ka ndodhë këto dy-tri ditë edhe të shohim si do të ecim tutje. Ajo çka dihet është që kemi një ngërç kushtetues, kemi një bllokadë te Kuvendi i Republikës së Kosovës sepse nga lëvizjet vendimmarrëse, ose më mirë të thejmi nga kryesuesi i tashmw e seancës dhe kjo është duke dëmtuar edhe demokracinë, por është edhe një farë stagnimi, ndoshta që do të kishte lëvizje pozitive për konstituimin e Kuvendit edhe krijimin e institucioneve të reja”, tha ai.

Sa i përket kallëzimit penal ndaj ushtruesve të dy detyrave, Zemaj tha se ai mbetet aktiv dhe kërkoi që institucionet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre.

“Po ne e kemi një kallëzim penal dhe ju e dini, ai është aktiv. Nuk kemi marrë ndonjë përgjigje rreth atyre hetimeve ose çka ka pasë tutje. Kjo është e përsëritshme. Është edhe vendimi i Gjykatës Supreme që decidivisht e ndalon ushtrimin e dy detyrave — deputet dhe ministër. Ne nuk kemi përgjigje tjetër. Krejt çka duhet, prokuroria duhet me bë punën e vet edhe hetuesia me pa ku janë shkeljet ligjore, ku është keqpërdorimi i buxhetit edhe me marrë masa ndaj individëve që mbajnë këto dy pozita”, tha Zemaj.

Related

Previous Post

Quni: LDK-ja po shmang situatat që mund të çojnë në incidente.

Next Post

Albina Kelmendi bëhet nënë për herë të parë, ja emri që i vendosi djalit.

Next Post
Albina Kelmendi bëhet nënë për herë të parë, ja emri që i vendosi djalit.

Albina Kelmendi bëhet nënë për herë të parë, ja emri që i vendosi djalit.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.