Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ngërçi institucional, Kajtazi: Të presim kthimin e Kurtit nga Greqia.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
07/07/2026
in Category
0
Ngërçi institucional, Kajtazi: Të presim kthimin e Kurtit nga Greqia.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Rubikon të Klan Kosovës është diskutuar rreth temës së cilat parti mund t’i themelojnë institucionet, pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, që pritet të certifikohen në ditët në vazhdim.

Pavarësisht, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur rezultatet përfundimtare, procesi është në fazën e ankesave në shtyllën e fundit të gjyqësorit, që është Gjykata Supreme.

Edhe pse procesi është krejt në fund, partitë politike ende nuk kanë lëvizur rreth diskutimeve eventuale për themelimin e institucioneve të reja.

Lidhur me këtë, opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë se pikërisht në këtë preriudhë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ndodhet në Greqi.

Ai ka ironizuar se për çështjen e themelimit të institucioneve, duhet të pritet kthimi i Kurtit nga shteti grek.

“Ta presim Kurtin derisa të kthehet nga Greqia. Të pushojë disa ditë, të marrë pjesë në ato forumet socialiste-komuniste të tyre, që mbledhen herë në Kretë e herë në një ishull tjetër. Dhe, kur të vije ai do të shohim se si do t’i bëhet çare kësaj pune”, ka thënë Kajtazi.

Megjithatë, ai ka shtuar se Kurti nuk pritet të ndryshojë qasje.

“Kurti nuk e ka në plan të ndryshojë asgjë nga ajo që ka ndjekur deri më tash. Kanë dalë dy parti politike që vetofrohen ndërsa ai as nuk flet e as nuk i fton.”, ka deklaruar Kajtazi.

Related

Previous Post

Volkswagen zbulon pse Atlas i ri duket ndryshe nga Teramonti kinez – ndryshimet janë bërë për tregjet lokale

Next Post

Përleshje e dhunshme në Komoran: Dy të therur me thikë, tre të lënduar.

Next Post
Përleshje e dhunshme në Komoran: Dy të therur me thikë, tre të lënduar.

Përleshje e dhunshme në Komoran: Dy të therur me thikë, tre të lënduar.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.