Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe një personi tjetër për sulm ndaj gazetarëve

Qendra Info by Qendra Info
13/06/2025
in Lajme
0
Ngritet aktakuzë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe një personi tjetër për sulm ndaj gazetarëve
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj një deputeti të Kuvendit të Kosovës, me inicialet Slavko Simiq dhe një personi tjetër, lidhur me sulmet ndaj gazetarëve që ndodhën më 16 qershor 2023 në komunën e Leposaviqit.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, deputeti S.S. akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, sipas nenit 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ngjarja kishte ndodhur gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit Elbert Krasniqi në Leposaviq. Prokuroria pretendon se S.S., me dashje, mori pjesë në një turmë të përbërë nga më shumë se tetë persona dhe, në momentin kur ministri doli nga objekti i komunës, një grup personash të maskuar filluan të hedhin shok-bomba drejt veturës zyrtare. Pas kalimit të veturës, i pandehuri S.S. dyshohet se ka nxitur turmën për të sulmuar përfaqësuesit e mediave.

Sipas aktakuzës, gazetaret dhe ekipet mediatike u sulmuan me shok-bomba, grushte, shqelma dhe mjete të forta si kubëza betoni, tulla dhe ngjyra, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore ndaj dy gazetarëve.

Ndërkaq, i pandehuri i dytë, me inicialet U.V., akuzohet për përfshirje direkte në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve dhe për dy vepra penale: “Sulmi” (neni 184 paragrafi 3 nënparagrafi 3.1) dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” (neni 404 paragrafi 1 i KPRK).

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata kompetente që të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit në fuqi.

Related

Previous Post

Kryeministri Kurti viziton familjen e Arbnor Spahiut të arrestuar nga autoritetet serbe

Next Post

E shtuna sjell mot të ngrohtë dhe me diell në Kosovë dhe rajon

Next Post
E Diela sjell mot të ngrohtë dhe me diell në Kosovë dhe rajon

E shtuna sjell mot të ngrohtë dhe me diell në Kosovë dhe rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.