Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga sot ka filluar fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal.
Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, të cilët janë më të rrezikuar nga komplikimet e gripit.
Vaksinimi ofrohet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit, brenda Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në të gjitha komunat e vendit.