Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nisin homazhet në Kuvend për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Qendra Info by Qendra Info
02/01/2026
in Lajme
0
Nisin homazhet në Kuvend për ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ambientet e Kuvendi i Republikës së Kosovës kanë nisur sot homazhet në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.

Homazhet po mbahen në praninë e familjarëve të të ndjerit, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, bashkëpunëtorëve të tij ndër vite, si dhe qytetarëve të shumtë, të cilët po bëjnë nderimet e fundit për një nga figurat e rëndësishme të jetës institucionale të vendit.

Sipas agjendës zyrtare të ceremonive mortore, aktivitetet përkujtimore do të vazhdojnë gjatë ditës me Akademinë Përkujtimore, e cila do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:45, në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore është paraparë të zhvillohet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat e Dragodanit, në Prishtinë.

Nexhat Daci ka mbajtur funksionin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës në një periudhë kyçe të ndërtimit institucional të vendit dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në jetën parlamentare dhe politike të Kosovës.

Related

Previous Post

Maduro shpreh gatishmëri për dialog me SHBA-në: Nafta, droga dhe migracioni në tryezë

Next Post

Shembull qytetarie në Ferizaj: Gjen çantën me para dhe e dorëzon në Polici

Next Post
Bastisje në Prishtinë e Fushë Kosovë, gjenden armë, para, pasaportë e Serbisë

Shembull qytetarie në Ferizaj: Gjen çantën me para dhe e dorëzon në Polici

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.