Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

NISMA Socialdemokrate shpreh mbështetje të plotë për protestën e organizuar nga veteranët e luftës

Qendra Info by Qendra Info
31/07/2025
in Lajme
0
Limaj pas takimit të liderëve: Krizat si kjo zgjidhen vetëm me marrëveshje politike
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar mbështetjen e fuqishme të subjektit të tij politik për protestën e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta, duke e cilësuar atë si një qëndresë legjitime në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në emrin tim dhe të NISMA Socialdemokrate, shprehim përkrahjen e plotë për protestën e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta”, deklaroi Limaj. Ai shtoi se partia do të qëndrojë “krah për krah me organizatat që përfaqësojnë ata që kontribuan në luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sipas tij, UÇK-ja ka zhvilluar një luftë të drejtë dhe të pastër për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe çdo përpjekje për të ruajtur këto vlera është detyrë e përbashkët. “Ne besojmë se e drejta është në anën tonë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, çlirimtare dhe thellësisht e drejtë”, theksoi Limaj.

NISMA Socialdemokrate theksoi përkushtimin për të qëndruar gjithmonë në mbështetje të përpjekjeve që synojnë ruajtjen e dinjitetit të luftëtarëve të lirisë dhe vlerave historike të luftës së UÇK-së.

Related

Previous Post

Pikat e Kthimit në Gaza: Mësime të Hidhura nga Historia

Next Post

Si Po Transformojnë Provat Dixhitale Menaxhimin e Aeroporteve në Epokën e Konkurrencës Globale

Next Post
Si Po Transformojnë Provat Dixhitale Menaxhimin e Aeroporteve në Epokën e Konkurrencës Globale

Si Po Transformojnë Provat Dixhitale Menaxhimin e Aeroporteve në Epokën e Konkurrencës Globale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.