Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
03/08/2026
in Category
0
Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar ftesë për takim edhe Partisë Demokratike e Kosovës,

Nuk dihet se çfarë vendimi ka marrë PDK-ja lidhur me takimin në të cilin është ftuar.

Aleanca konfirmoi më herët se kanë pranuar nga Kurti ftesë për takim.

Kjo parti nuk do të shkojë në këtë takim. Aleanca e refuzoi ftesën e Kurtit, sikurse herën e parë, merr vesh

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës ishin të paqasshëm për t’iu përgjigjur interesimit të gazetës për këtë çështje.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca paralajmëroi sot më herët negociata “më të thelluara” me LDK-në këtë javë. Ai tha për T7 se pritet të ketë takime për formimin e institucioneve para seancës konsituive të Kuvendit, e cila do të mbahet të enjten.

“Unë pres që në ditët në vijim, bile edhe para mbajtjes së seancës, të ketë edhe takime të tjera të nivelit politik mes partive politike, krejt me qëllimin që të zgjidhet kjo situatë në të cilën ndodhemi dhe t’i jepet mundësia krijimit të institucioneve të reja”, tha ai.

Në ditët në vijim, Konjufca tha se pret që LVV-ja t’i dërgojë ftesë LDK-së për bisedime.

“Kjo është arsyeja pse 6 gushti u caktua, siç e keni parë, dhe pres që në ditët në vijim edhe t’i dëgohet ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të kemi bisedime sa i përket kësaj mundësie”, tha ai.

I pyetur nëse pas konstituimit të Kuvendit pret që institucionet e tjera të formohen shpejt, Konjufca tha se është shumë optimist që me LDK-në do ta arrijnë një marrëveshje “për të gjitha pozitat e larta”.

“Po, edhe për Presidentin ka shpresa. Ne do të hyjmë në negociata më të thelluara me Lidhjen Demokratike të Kosovës, qysh e ka shpjegu edhe vetë kryeministri, edhe pastaj të shohim se çfarë epilogu po sjell ky proces”, tha ai.

“Qëllimi ka qenë, edhe prej anës së LDK-së, është shpjeguar prej Kryesisë së kësaj partie që do të jenë të gatshëm të bisedojnë me Lëvizjen Vetëvendosje. Pas kësaj, atëherë, jam shumë optimist që do të kemi një marrëveshje për të gjitha pozitat e larta në Republikën e Kosovës. Do të kemi një zgjidhje besoj”, shtoi Konjufca.

 

Related

Previous Post

Aleanca refuzon takimin me Kurtin, publikohet ftesa dërguar Ardian Gjinit

Next Post

PDK i përgjigjet Kurtit: Do të mbetemi në opozitë, nuk do të jemi pjesë e shumicës qeverisëse

Next Post
Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK

PDK i përgjigjet Kurtit: Do të mbetemi në opozitë, nuk do të jemi pjesë e shumicës qeverisëse

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.