Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Një muaj nga zgjedhjet: Presidenti mbetet pikëpyetje, partitë në pritje të certifikimit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
07/07/2026
in Category
0
Një muaj nga zgjedhjet: Presidenti mbetet pikëpyetje, partitë në pritje të certifikimit.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot bëhen një muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, të jashtëzakonshme, të mbajtura në Kosovë. Pavarësisht se tashmë janë numëruar të gjitha votat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende s’ka certifikuar rezultatet përfundimtare. Kjo pasi që, Gjykata Supreme është në shqyrtim të disa ankesave lidhur me procesin zgjedhore.

Në anën tjetër, arsyeja që çoi në zgjedhje, e që është çështja e presidentit, duket ende e ‘pazgjidhshmme’.

Partitë politike, përveç disa deklaratave për qëndrime të tyre, nuk zhvilluar akoma ndonjë takim lidhur me këtë çështje.

Si në legjislaturën e kaluar, edhe në këtë që pritet të konstituohet, asnjëra parti s’i ka numrat e mjaftueshëm për ta zgjidhur e vetme ngërçin që ka kapluar skenën politike tash e disa muaj.

Rreth kësaj, dje, nga Lëvizja Vetëvendosje u tha se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re, porse, do të kërkojnë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit, proces që dështoi muaj më parë dhe e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Sa i përket Qeverisë, ne i kemi votat e nevojshme. Prandaj, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit pa humbur kohë duhet të vazhdojmë me procedurën për votimin e Qeverisë, ndërsa brenda afateve kushtetuese do të angazhohemi edhe për arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit/es”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arbërie Nagavci

Këtë deklaratë të Nagavcit e kanë komentuar nga partitë e tjera. Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se një qasje e tillë politike përbën, siç u shpreh ai, një formulë për të shkuar në zgjedhje.

“Kjo është formula për të shkuar në zgjedhje, sepse kjo ka qenë formula edhe në herën e parë, edhe në herën e dytë, edhe në herën e tretë kur kemi shku në zgjedhje nacionale. Pra e kam thënë, sa e dëgjoni z.Kurti që thotë që fillimisht konstituohet Kuvendi, zgjidhet kryetari, votohet qeveria, votohet buxheti, marrëveshjet ndërkombëtare, pastaj presidenti, ky është formulë gjithmonë me shku në zgjedhje”, tha ai.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditë më parë kanë deklaruar se ata do bëhen pjesë e votimit të presidentit të ri të vendit, por që, kanë kërkuar realizimin e disa pikat të ofruara nga ta.

Ndryshe, nga zgjedhjet e fundit, LVV’ja ka marrë 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, dhe AAK’ja 7 ulëse në kuvendin e Kosovës.

Related

Previous Post

Incidenti që tronditi Fierin: Nisin hetimet për rrahjen dhe filmimin e një të miture.

Next Post

Gjendje e qetë në kufi: Mërgimtarët kalojnë pa pritje.

Next Post
Gjendje e qetë në kufi: Mërgimtarët kalojnë pa pritje.

Gjendje e qetë në kufi: Mërgimtarët kalojnë pa pritje.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.