Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Njeriu që erdhi në pushtet me koktej molotovi e dhunë” – reagime pas incidentit në Skënderaj.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/05/2026
in Category
0
“Njeriu që erdhi në pushtet me koktej molotovi e dhunë” – reagime pas incidentit në Skënderaj.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të nisur mbledhjen e sotme tha se Qeveria e Kosovës e dënon sulmin ndaj zëvendësministrit në detyrë të Financave, Hysni Mehani, në Skenderaj.

Lëvizja Vetëvendosje më herët tha se Mehani u sulmua nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Hysni Mehani u sulmua me grushte dhe u godit në kokë me gotë teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistët tjerë. Qeveria e Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm që e shpërfaq mendësinë banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin e nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet. U bëjmë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit e drejtësisë që me urgjencë të marrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, tha Kurti.

Për rastin reagoi edhe Lushtaku, i cili mohoi se e ka sulmuar duke thënë se qytetarët kanë reaguar pasi ai e kishte quajtur “Sami Serbia”.

Ndërkaq, ish-deputetja Fejza, e cila tha se kishte qenë duke pirë kafe me Mehanin kur ndodhi ky incident, tha se Mehani u sulmua nga Lushtaku, ndërsa aktivisti Bahri Zabeli “u sulmua nga grupi i Lushtakut”.

Related

Previous Post

Përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në Rahovicë të Gjilanit

Next Post

Blerta Deliu për incidentin në Skenderaj: “Dhuna s’është zgjidhje, por as linçimet sistematike”.

Next Post
Blerta Deliu për incidentin në Skenderaj: “Dhuna s’është zgjidhje, por as linçimet sistematike”.

Blerta Deliu për incidentin në Skenderaj: “Dhuna s’është zgjidhje, por as linçimet sistematike”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.