Prishtinë – Punime nga pala e tretë
Data: 20 Korrik 2025
Ora: 04:30 – 09:30
Zona e prekur: Furnizimi nga NS 110/10(20) kV “Prishtina 7”, konkretisht TR 2 (19000)
Pa furnizim do të mbesin zonat:
Lagjja e Spitalit 1 dhe 2, QKUK, Pallati i Drejtësisë, Çagllavica, Lagjja Marigona 1 & 2, Veterniku, Grand Store, Mati 3, Lagjja NICI, “Katër Dardhat”, Fshati Ndërkombëtar, Auto Sherreti, Betoniera Dino, Valoni Petrol, dhe shumë biznese dhe objekte banimi përgjatë rrugës Prishtinë–Ferizaj.
Arsyeja: Këto ndërprerje janë të domosdoshme për realizimin e punimeve teknike të lidhura me projektin elektroenergjetik dhe instalimin e kthesave të reja sipas planifikimit.
Prizren – Punime për siguri të sistemit
Data: 20 Korrik 2025
Ora: 10:00 – 14:00
Zona e prekur: NS 110/35/10 kV “Prizreni 1”, ndërprerje në TR 1 dhe TR 2
Pa furnizim do të mbesin:
Zona urbane dhe periferike përfshirë Prizrenin, Dragashin, Zhuri, Dikancën, Krushën e Vogël dhe të Madhe, Mamusha, Zhur, Vlashnjë, Billushë, Nashec, Krushevë, Piranë, Shkozë, Dobrushtë, Restelicë dhe fshatra të tjerë në rajonin e Hasit dhe Sharrit.
Do të ndikohen gjithashtu: Spitali Rajonal i Prizrenit, një numër i madh rrugësh kryesore në qytet dhe objekte banimi e komerciale si dhe hidrocentralet HC Orçusha, Eurokos HC-Dragash dhe Frigofood.
Arsyeja: KEDS njofton se këto ndërprerje janë pjesë e rregullimit të kabllove 35 kV dhe montimit të konsolave të reja për përmirësim të infrastrukturës elektrike.
Këshillë për qytetarët: KEDS u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të kenë kujdes gjatë orarit të ndërprerjeve, të planifikojnë detyrat e tyre ditore në përputhje me njoftimin dhe falënderon për mirëkuptim.
Për më shumë informacione, qytetarët mund të kontaktojnë qendrën e thirrjeve të KEDS ose të ndjekin faqet zyrtare për përditësime të mëtejshme.