Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 13 qershor 2025, do të realizohen punime të domosdoshme për mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrjetit energjetik në disa rajone të vendit. Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona.
KEDS ka sqaruar se punimet përfshijnë investime në rrjet, vendosjen e shtyllave të reja, ndërrimin e trafove dhe mirëmbajtje preventive në disa stabilimente. Më poshtë gjeni ndarjen sipas rajoneve:
Rajoni i Prishtinës
-
TS Hashkalitë (Fushë Kosovë) – ndërprerje nga ora 10:30 deri 15:30 për vendosje të shtyllave dhe kabllos ABC.
-
Bardhosh, Siqevë, Bërrnicë dhe Trudë – ndërprerje nga ora 09:00 deri në 18:00 për energjizimin e linjës së re.
Rajoni i Prizrenit
-
Mushtisht dhe fshatrat përreth – ndërprerje nga ora 08:00 deri 17:00 për ndërrimin e trafove, izolatorëve dhe shtyllave në kuadër të projektit Lot 13.
-
Lagje të Prizrenit (rr. Sali Bytyqi, Turgut Ozel, Elbasani, etj.) – ndërprerje nga ora 10:00 deri 15:00 për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV.
Rajoni i Ferizajt
-
Jezerc dhe fshatrat përreth – ndërprerje nga ora 10:30 deri 15:30 për mirëmbajtje preventive në stabilimentin Neredime.
-
Gaçka dhe Kashtanjeva – ndërprerje të shkurtëra dhe të pjesshme ndërmjet orës 10:00 dhe 15:00 për krijimin e kushteve të punës pa tension.
-
Bob dhe fshatrat përreth – ndërprerje nga ora 09:30 deri në 14:30 për ndërrim të izolatorëve dhe shtyllave.
Rajoni i Mitrovicës
-
Lagjja e Romëve dhe rrugët përreth – ndërprerje nga ora 09:00 deri 16:00 për dislokim të rrjetit 10(20)kV.
Rajoni i Gjakovës
-
Opterushë dhe fshatrat përreth – ndërprerje nga ora 10:30 deri 15:00 për ndërrim të izolatorëve dhe shtyllave të dëmtuara.
-
Dragobil dhe fshatrat përreth – ndërprerje nga ora 10:00 deri 10:30 dhe nga ora 15:00 deri 15:30 për krijim të kushteve të punës pa tension.
-
Pjesë e fshatit Pagarushë – ndërprerje nga ora 10:00 deri 15:30 për riparim të ormanit dhe vendosje të ndërprerësit.
-
Ratkoc, Gexhë dhe fshatra tjerë – ndërprerje nga ora 10:00 deri 14:00 për ndërrim të shtyllave të thyera dhe kontrollim të transformatorëve.
KEDS kërkon mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjet e paralajmëruara dhe njofton se të gjitha punimet kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.
Për më shumë informacione, qytetarët mund të vizitojnë uebfaqen zyrtare të KEDS ose të kontaktojnë qendrat e thirrjeve përkatëse.