Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të japë votë pa kushte për president.
Ajo ka deklaruar se PDK-ja nuk do të bije pre e presionit të VV-së që të votojë blanko për president.
Në një intervistë për tëvë1, ajo është shprehur optimiste se një gjë të tillë nuk do ta bëjnë as partitë tjera opozitare.
“Një gjë është e qartë: votë blanko vetëm për shkak të presionit që partitë opozitare duhet patjetër ta votojnë këdo që dëshiron Kurti, nuk do të ketë. Ta dini që jo vetëm PDK-ja, por besoj asnjë parti opozitare nuk do ta bëjë këtë, sepse ne nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit në Kuvend. Ne kemi një besueshmëri ndaj njerëzve që kanë bindje dhe ide të tjera për shtetin, kanë një vizion tjetër zhvillimor, dhe ne duhet t’i përfaqësojmë ato në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Hoxha.

