Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një mesazh emocional në rrjetet sociale pas një bisede telefonike me babanë e tij në Hagë.
Ai ka bërë të ditur se Thaçi është prekur thellë nga ndarja nga jeta e luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Sahit Jasharit.
“Sapo përfundova një bisedë telefonike me babin. Ishte thellësisht i pikëlluar me ndarjen nga jeta të luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Sahit Jasharit. Nga Haga, ai më kërkoi t’ia përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe miqve”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Në postimin e tij, ai ka përcjellë edhe mesazhin e Hashim Thaçit për figurën e Sahit Jasharit, duke theksuar kontributin e tij në luftën për liri.
“Ata që iu përgjigjën të parët kushtrimit të lirisë nuk do të harrohen kurrë”.


