Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Nuk duam përçarje dhe konflikt”, Lushaku tregon qëndrimin e LDK-së për situatën në Kuvend.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/08/2026
in Category
0
“Nuk duam përçarje dhe konflikt”, Lushaku tregon qëndrimin e LDK-së për situatën në Kuvend.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie ka deklaruar se kanë qenë në Kuvend të mërkurën, mirëpo si parti nuk kanë dashur të eskalojë situata.

“Është takimi i rregullt i grupit parlamentar sot. Për me i diskutuar zhvillimet politike edhe me i konfirmuar qëndrimet tona si parti. Jo, kemi qenë në kontakt, kemi qenë të vetëdijshëm edhe për aksionet, por tani jemi në një udhëkryq për gjithë vendin edhe në një sfidë kushtetuese për të cilën vërtet duhet me pasur qasje edhe të kujdesshme edhe për shkak të sentimentit edhe ndjeshmërisë që kanë qytetarët ndaj institucioneve të Kosovës. Edhe unë po vazhdoj me i bërë thirrje partisë së parë që ta thërrasë seancën edhe ta konstituojnë Kuvendin dhe të bëjnë veprimet që i takojnë e jo ta lënë gjithë vendin në bllokadë”, tha ao.

Ajo tha se duhet pasur përgjegjësi të lartë për thirrjen e seancës konstituive e jo përçarje qytetare.

“Po, po, kemi qenë në Kuvend, por tani është si parti duhet me pasur edhe përgjegjësinë e lartë në kuptimin e thirrjes për me i bërë institucionet, por gjithmonë duke parasysh edhe momentin, duke mos i dhënë kahje tjetër. Ne nuk duam që të shkojmë tek një përçarje qytetare dhe një konflikti”, tha ajo për Ekonomia Online.

Ndërkaq e pyetur se a ka pasë ndonjë ftesë për takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ajo tha se nuk është e njoftuar.

“Jo, nuk jam e vetëdijshme që ka pasur edhe me gjasë nuk ka”, tha ajo.

 

Related

Previous Post

“S’jemi të interesuar për marrëveshje”, Hoxhaj konfirmon se PDK nuk shkon në takimin me Kurtin.

Next Post

Ish-kryetari i Apelit: “24 vendime të Qeverisë në detyrë janë të kundërligjshme”.

Next Post
Ish-kryetari i Apelit: “24 vendime të Qeverisë në detyrë janë të kundërligjshme”.

Ish-kryetari i Apelit: “24 vendime të Qeverisë në detyrë janë të kundërligjshme”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.