Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys…” – deklarata e Top Kolshit para Gjykatës për vrasjen e Enver Bajraktarit

Qendra Info by Qendra Info
18/08/2025
in Lajme
0
“Nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys…” – deklarata e Top Kolshit para Gjykatës për vrasjen e Enver Bajraktarit
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Top Kolshi, i dyshuari për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit, deklaroi se nuk kishte qëllim ta vriste viktimën, por se kishte vepruar pasi Bajraktari e kishte sulmuar në pronën e tij.

“E përkrahu fjalën e avokatit tim dhe shtoj se më vjen keq për familjen e të ndjerit dhe për të ndjerin. Nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys, dhe jam penduar. Ka qenë në pronën time dhe më ka sulmuar në pronën time”, – është cituar të ketë thënë Kolshi, sipas vendimit të gjykatës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i Kolshit, avokati Halim Shala, kundërshtoi masën e paraburgimit, duke propozuar që ndaj klientit të tij të bëhet ekzaminim psikiatrik.

“Kjo masë është e panevojshme, por propozojmë që gjatë kësaj periudhe të bëhet një ekzaminim psikiatrik, me të cilin do të argumentohet gjendja mendore e Kolshit në kohën e kryerjes së veprës”, – deklaroi Shala.

Ndërkohë, prokurori Arben Hoti tha se do të merret parasysh kjo kërkesë dhe kërkoi nga mbrojtja të dorëzojë dokumente të mëhershme shëndetësore, nëse ekzistojnë.

Sipas vendimit të Gjykatës, ngjarja ka ndodhur mes datës 3 dhe 4 gusht 2025.

  • Rreth orës 16:00 të 3 gushtit, Enver Bajraktari kishte dalë për të kullotur bagëtinë.

  • Më pas, sipas dyshimeve, ai ishte goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas ishte ngufatur.

  • Trupi i tij ishte tërhequr zvarrë në një arë misri, ku ishte gërmuar një gropë mbi një metër e thellë. Viktima u gropos dhe u mbulua me dërrasa e më pas me dhe, duke u rikthyer rrënjët e misrit mbi sipërfaqe.

  • Më 4 gusht, rreth orës 12:10, familjarët gjetën trupin pa shenja jete.

Raporti i autopsisë konfirmoi se shkak i vdekjes ishte ngufatja.

Kolshi dyshohet për:

  • “Vrasje të rëndë” (neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 i Kodit Penal).

  • “Mbajtje të paautorizuar të armëve”, pasi në shtëpinë e tij u gjet një armë e tipit Zastava dhe 50 gëzhoja.

Gjykata thekson se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës dhe arratisjes, duke marrë parasysh edhe të kaluarën kriminale të Kolshit, i cili ka dy aktgjykime të plotfuqishme, njëri prej tyre për vepër penale kundër jetës dhe trupit – ku viktimë besohet të ketë qenë po ashtu Bajraktari.

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e disa personave kanë lidhur lëvizjet e Kolshit me vendin ku u gjet viktima. Sipas dëshmitarëve, viktima dhe i dyshuari kishin pasur mosmarrëveshje të mëhershme.

  • 4 gusht – Policia gjeti trupin e groposur në Baicë të Lipjanit.

  • 5 gusht – Prokuroria identifikoi trupin si të Enver Bajraktarit.

  • 12 gusht – Policia arrestoi të dyshuarin Top Kolshi.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Top Kolshit, ndërsa mbrojtja kërkon ekzaminim psikiatrik. Ngjarja tronditi opinionin publik për brutalitetin dhe mënyrën se si u gropos trupi i viktimës. Hetimet për përfshirjen e personave të tjerë vazhdojnë.

Related

Previous Post

Hong Kongu teston qen robotikë për të luftuar mushkonjat bartëse të virusit Chikungunya

Next Post

Studimet indiane tregojnë: Mangoja mund të jetë e sigurt për diabetikët

Next Post
Studimet indiane tregojnë: Mangoja mund të jetë e sigurt për diabetikët

Studimet indiane tregojnë: Mangoja mund të jetë e sigurt për diabetikët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.