Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Nuk u mbijetoi plagëve të marra në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
17/08/2026
in Category
0
Nuk u mbijetoi plagëve të marra në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Haxhi (Selatin) Gojnovci, ka vdekur pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident të rëndë në vendin e punës.

KEK-u ka njoftuar se Gojnovci ndërroi jetë të dielën, më 16 gusht, rreth orës 20:30, pas aksidentit që kishte ndodhur gjatë kryerjes së detyrave të punës në zonën e ekskavatorit.

Një ditë më parë ishte raportuar se punëtori kishte pësuar lëndime të rënda në këtë aksident.

Sipas njoftimit të KEK-ut, Haxhi Gojnovci, i lindur më 23 prill 1967 në Lismir të Fushë Kosovës, ishte i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.

“Më 16.08.2026, gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, i ndjeri ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës së tij”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Gojnovci ishte pjesë e KEK-ut që nga 15 nëntori i vitit 1985, duke kontribuar për më shumë se katër dekada në Korporatë.

KEK-u e ka përshkruar atë si punëtor të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, duke theksuar korrektësinë dhe raportet e mira kolegiale që kishte ndërtuar ndër vite.

“Familjes Gojnovci, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet më tej në njoftim.

 

Related

Previous Post

Rreth 1 mijë raste emergjente në QKUK gjatë fundjavës, 72 persona të lënduar në aksidente.

Next Post

Kurti vendos gurthemelin e Parkut Industrial në Podujevë, shmang deklaratat për bllokadën politike.

Next Post
Kurti vendos gurthemelin e Parkut Industrial në Podujevë, shmang deklaratat për bllokadën politike.

Kurti vendos gurthemelin e Parkut Industrial në Podujevë, shmang deklaratat për bllokadën politike.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.