Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Sipas të dhënave të fundit, deri tani janë numëruar 91.72 për qind e votave me postë, ndërsa rezultatet preliminare tregojnë një epërsi të qartë të Lëvizja Vetëvendosje.
Në bazë të votave të numëruara deri më tani:
-
Lëvizja Vetëvendosje prin me 28,189 vota
-
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 3,929 vota
-
Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 3,473 vota
-
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 1,476 vota
Numërimi i pjesës së mbetur të votave me postë pritet të përfundojë në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen nga KQZ pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore.
Votimi me postë, i cili vjen kryesisht nga mërgata, po dëshmon edhe një herë peshën e tij në rezultatin zgjedhor, duke forcuar ndjeshëm bilancin përfundimtar të subjekteve politike.

