Nxënësit në Kosovë për pak ditë do të shkëputen nga mësimi, pasi shkollat në gjithë vendin hyjnë në pushimin e vjeshtës.
Sipas kalendarit zyrtar të Ministrisë së Arsimit, pushimi fillon sot, më 29 tetor, dhe do të zgjasë deri më 3 nëntor. Gjatë kësaj periudhe, nxënësit do të jenë jashtë bankave shkollore, ndërsa procesi mësimor do të rifillojë të hënën, më 3 nëntor.
Pushimi vjeshtor është pjesë e planifikimit vjetor të kalendarit arsimor dhe ka për qëllim t’u ofrojë nxënësve dhe mësimdhënësve një periudhë të shkurtër pushimi para nisjes së pjesës së dytë të semestrit.

