Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar sot konsumatorët e Obiliqit se furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë, pasi KEK-u ka shkaktuar dëmtimin e një gypi me diametër Ø200.
Pa ujë kanë mbetur këto zona:
-
Lagjja te Hekurudha – Obiliq
-
Fshati Plemetin
-
Fshati Hamidi
Ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e plotë të dëmtimit, ndërkohë KRUP falënderon qytetarët për mirëkuptim.

