Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

OBSH paralajmëron për “shiun e zi” në Teheran: Rrezik për shëndetin

Qendra Info by Qendra Info
10/03/2026
in Lajme
0
OBSH paralajmëron për “shiun e zi” në Teheran: Rrezik për shëndetin
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

OBSH ka paralajmëruar se fenomeni i ashtuquajtur “shi i zi” dhe përhapja e substancave toksike në atmosferën e Iran mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore për popullsinë, veçanërisht për sistemin respirator.

Sipas OBSH-së, gjatë kësaj jave janë raportuar reshje shiu të përziera me mbetje nafte në Tehran, pas sulmeve ndaj instalimeve dhe rafinerive të naftës.

Të hënën, kryeqyteti iranian u mbulua nga re të dendura tymi të zi pasi një rafineri nafte u bombardua, në kuadër të përshkallëzimit të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Gjenevë se situata paraqet rrezik real për shëndetin publik.

“Shiu i zi dhe shiu acid që e shoqëron përbëjnë vërtet një rrezik për popullsinë, sidomos për sistemin respirator”, tha ai.

Rekomandohet që qytetarët të qëndrojnë brenda

Autoritetet iraniane kanë rekomanduar që qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, një masë që OBSH e konsideron të arsyeshme në kushtet aktuale.

Sipas Lindmeier, bombardimet kanë çliruar në atmosferë hidrokarbure toksike, okside squfuri dhe përbërje azotike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit.

Ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi ndaj këtyre substancave mund të shkaktojë dhimbje koke, irritim të syve dhe lëkurës, si dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa ekspozimi afatgjatë mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e disa llojeve të kancerit.

Related

Previous Post

Rrahmani: Qeveria Kurti po sjell ligjin për ndërrimin e gjinisë në Kuvend

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.