Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Operacioni antidrogë në Itali: Dy shqiptarë në pranga, kapen me 15 kg kokainë dhe 100 mijë euro

Qendra Info by Qendra Info
31/08/2025
in Lajme
0
Operacioni antidrogë në Itali: Dy shqiptarë në pranga, kapen me 15 kg kokainë dhe 100 mijë euro
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy shtetas shqiptarë, 25 dhe 36 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni antidrogë në Sant’Enea, Perugia. Arrestimi i tyre ndodhi gjatë një shkëmbimi droge, ku njëri prej të dyshuarve tentoi të ikte me rreth 2 kilogramë kokainë, ndërsa tjetri kishte 70 mijë euro të fshehura në automjet.

Hetimet çuan më tej në kontrolle të shpejta në banesa të ndryshme. Në një shtëpi pranë vendngjarjes, policia gjeti edhe 2 kg kokainë shtesë, materiale për paketim dhe 7,500 euro.

Ndërkohë, në një tjetër banesë në Castelnuovo Berardenga (Siena), u sekuestruan 10 kg kokainë e pastër dhe 16,000 euro cash.

Në total, autoritetet italiane kanë sekuestruar 15 kilogramë kokainë dhe rreth 100 mijë euro, ndërsa të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe posedim me qëllim shitjeje.

Sipas hetimeve, pas dy shqiptarëve dyshohet të qëndrojë një rrjet i organizuar trafiku që operon mes rajoneve të Umbrias dhe Toskanës.

Related

Previous Post

Fluksi në kufi i qetë këtë të diel, pritje minimale në shumicën e pikave

Next Post

Europa e përçarë për asetet ruse: BE pa marrëveshje, Putin paralajmëron militarizimin e kontinentit

Next Post
Putin: Deri më tani nuk ka pasur nevojë për armë bërthamore – dhe shpresoj të mos ketë asnjëherë

Europa e përçarë për asetet ruse: BE pa marrëveshje, Putin paralajmëron militarizimin e kontinentit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.